E konfirmon edhe “Forbes”, si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Ndërsa pasuria e tij vazhdon të rritet në mënyrë të paprecedentë, Elon Musk është tani zyrtarisht njeriu më i pasur në botë, duke kaluar CEO-n e Amazon Jeff Bezos. Aksionet e Musk tek Tesla u rritën me 8.2% të premten në mëngjes, duke e rritur pasurinë e tij me 12.5 miliardë dollarë. Në total 189.7 milionë dollarë. Sipas llogarive të Forbes, tani ai është më i pasuri i planetit.

Pavarësisht një raporti nga Bloomerang më herët këtë javë, që e shpallën Musk njeriun më të pasur të mërkurën, sipas Forbes ai mori vendin e parë sot, duke lënë pas Jeff Bezos me 5 miliardë dollar , me këtë të fundit që ka një pasuri prej 185 miliardë dollarësh.

My Dental

Musk fillimisht kaloi CEO-n e Facebook, Mark Zuckerberg ( sot me një vlerë prej 96.9 miliardë dollarësh), për t’u bërë personi i katërt më i pasur në botë në muajin nëntor. Më pas u ngrit në renditje, duke lënë pas bashkëthemeluesin e Microsoft, Bill Gates (i cili vlen 122 miliardë dollar sot) dhe kështu mori vendin e tretë. Një muaj më vonë ai shkoi akoma më lart, duke kaluar manjatin e luksit, francezin Bernard Arnault (që sot vlen 154.8 miliardë dollarë) dhe u gjen në vendin e dytë të personave më të pasur të botës.

CEO i Teslas, që prej marsit të 2020 i ka shtuar pasurisë së tij 165 miliardë dollarë, ndërkohë që në atë kohë vlente 24.6 miliardë. Një pjesë të mirë të kësaj ai e ka falë rritjes së aksioneve të kompanisë, të cilat pësuan një rritje prej 720% gjatë 2020 dhe një rritje prej 20% më shumë në javën e parë të 2021.

Urime Elon, prishi me “shoqninë”!

/News31

Burimi: Forbes