“Injorancë dhe padituri”- ndëshkimi i Edison Cavani-t nga Federata angleze kthehet në çështje kombëtare në Uruguaj

“Gracias negrito”,- i shkruajti nëntorin që lamë pas lojtari i Manchester United Edison Cavani, një tifozi, duke e falenderuar për fjalët që shkruante për të pas performancës së shkëlqyer kundër Southampton. Një frazë që është cilësuar si “raciste” nga Federata e Futbollit Anglez, e cila ka marrë një vendim të ashpër ndaj futbollisti urugujan, pas hapi një hetim ndaj tij.

Federata vendosi 3 ndeshje skualifikim për të dhe një gjobë prej 110 mijë eurosh, teksa komenti i 33-vjeçarit u cilësua si ofensiv dhe i papërshtatshëm. Kështu sulmuesi i njohur do të humbasë derbin e Manchester që luhet në 6 janar. Ndërkohë, vetë futbollisti ka reaguar ndaj verdiktit të Federatës Angleze në rrjetet sociale duke thënë që e pranon vendimin disiplinar, duke qenë se është i huaj dhe nuk e përdor si duhet anglishten, megjithatë nuk është aspak dakord më këndvështrimin e tyre. Pra nuk e pranon që është treguar racist.

My Dental

Çështja e ish-lojtarit të Napolit dhe PSG, shumë e komentuar ditët e fundit, duket se ka kaluar përtej futbollit dhe ndëshkimi i tij për fjalët që ka thënë është komentuar edhe nga Akademia e Gjuhës Spanjolle në Uruguaji. Ata i kanë dalë në krah Cavani-t, duke kritikuar vendimin e britanikëve me anë të një dokumenti zyrtar:

“Në këtë rast fjala “negro” e kthyer në “negrito” ashtu siç “gordo”” (i shëndoshë) kthehet në “gordito” apo “flaco”, është e përdorur në kontekstin e shakasë ose miqësisë. Në spanjishten që flitet në Uruguaji, për shembull, ka raste që miqtë e thërrasin kështu njëri-tjetrin, madje edhe pjestarët e familjes. Është normale të dëgjosh fjalë si “gordito”, “negri” apo “negrito” dhe nuk janë detyrimisht të referuara ndaj një personi me ngjyrë ose të shëndoshë.

Vendimi i Federatës cilësohet si “shumë i diskutueshëm” nga Akademia, e gjitha e shkaktuar nga “padituria kulturore dhe njohja jo e mirë e gjuhës”, prandaj sipas tyre është bërë një padrejtësi e madhe, e një niveli të lartë, ndaj futbollistit uruguajan, duke dëshmuar injorancë të thellë në gjuhë, sidomos në spanjisht, pa marrë paraysh konktektin dhe përdorimin e gjërë të saj.

Kështu, kjo çështje duket se është kthyer në një problem kulturor dhe kombëtar.

/News31

Burimi: Sky Sports