Është hedhur në Nyon të Zvicrës sot shorti për fazën e 1/8 të Champions League, për sezonin 2020-2021. Goglat kanë përcaktuar ndeshje vërtetë spektakolare, teksa sfida që bie më shumë në sy është Barcelona-PSG, ndërsa do të shohim përballë edhe Chelsea-n me Atletico-n e Madrid.
Short disi me fat për Juventus, që do të përballet më Porton, por jo dhe aq për shqiptarët Lazio-s dhe Atalantës, që të luajnë kundër Bayern Munchen dhe Real Madrid.
Të gjitha ndeshjet e fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampioneve:
Borusia Monchengladbach – Manchester City
Lazio – Bayern Mynchen
Atletico Madrid – Chelsea
Leipzig – Liverpool
Porto – Juventus
Barcelona vs Paris SG
Sevillia vs Borusia Dortmund
Atalanta vs Real Madrid
Ky raund është përcaktuar të luhet në datat 16-17 shkurt dhe 23-24 shkurt (ndeshjet e vajtjes), kurse më 9-10 mars dhe 16-17 mars (ndeshjet e kthimit).
Ndërkohë është hedhur po ashtu edhe shorti për raundin e parë me eliminimin direkt (1/32) të Europa League, ku Milani është vënë përballë serbëve të Crvena Zvezda, ndërsa nuk ka qenë një short i lehtë për anglezët e Manchester United, Arsenal dhe Tottenham.
Të gjitha ndeshjet e fazës së 1/32 të Europa League:
Wolfsberg-Tottenham
Dynamo Kiyv-Club Brugge
Real Sociedad-Manchester United
Benfica-Arsenal
Crvena Zvezda-Milan
Antwerp-Rangers
Slavia Praha-Leicester City
RB Salzburg-Villareal
Braga-Roma
Krasnodar-Dinamo Zagreb
Young Boys-Bayer Leverkusen
Molde-Hoffenheim
Granada-Napoli
Maccabi Tel Aviv-Shakhtar Donetsk
Lille-Ajax
Olympiacos-PSV
Takimet e para do të zhvillohen më 18 shkurt, ndërsa të kthimit më 25 shkurt. Oraret e përballjeve janë të njëjta, 18:55 dhe 21:00. Shorti për fazën e 1/16-ve do të hidhet më 26 shkurt.
/News31