NEWS 12 Dhjetor 2020, 12:48
(Video) Shkodër/ Protestuesit bastisin selinë e PS, shkatërrojnë sendet dhe i vënë flakën në rrugë
NEWS-31
Protesta në Shkodër ditën e sotme është tensionuar, ku protestuesit, shumica të rinj, janë futur brenda selisë së PS-së, ku kanë nisur të nxjerrin jashtë sende nga kjo godinë. Pasi kanë thyer xhamet ata kanë nxjerrë nga dritarja kompjutera, karrige, apo dhe banderola të Partisë Socialiste, duke i dëmtuar me shufra hekuri/
Mes sendeve ishte edhe podiumi i PS, ndërkohë që të rinjtë pasi kanë thyer çdo gjë, i kanë vënë flakën.
Po ashtu ata kanë dëmtuar dhe dokumentacionet që ndodheshin brenda kësaj selie. ‘News24’ raporton se policia nuk ndodhej fillimsiht në vendin ku ishin përqëndruar protestuesit, ndërsa më pas kanë ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, duke i larguar ata me gaz lotsjellës.
/News31