Futbolli italian është zgjuar në zi mëngjesin e sotëm nga lajmi i ndarjes nga jeta të legjendës italiane Paolo Rossi.
Rossi ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Ai u bë i paharrueshëm në botërorin e vitin 1982, ku do të shënonte 6 gola dhe të fitonte “Këpucën e Artë”, “Topin e Artë” dhe çoi në shtëpi trofeun e Kupës së Botës.
Ndeshja që mbahet mend më së shumti është ajo kundër Brazilit, ku me një hat-trick do të çonte në shtëpi amerikano-latinët.