Çmimi Nobel në Kimi shkon për dy gratë që rikrijuan kodin e jetës
"Çmimi Nobel" në Kimi i është dhënë Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer A. Doudna, për zhvillimin e një metode që ndryshon gjenomet. Ato kanë zbuluar një nga mjetet më të avancuara të tekonologjisë së gjeneve, gërshërët gjenetike CRISPR/Cas9. Me përdorimin e tyre, shekncëtarët dhe kërkuesit mund të ndryshojnë ADN-në e kafshëve, bimëve dhe miko-organizmave, me preçizion shumë të lartë.
Para se të shpalleshin fitueset, sekretari i përgjithsëm i Akademisë së Shkencace Mbretërore në Suedi, Goran K. Hansson, tha se çmimi i këtij viti do t’i shkonte atyre që “rishkruan kodin e jetës”.
CRISPR/Cas9, “mjeti” që ato zbuluan, ka revolucionarizuar shkencën e jetës molekulare, ka sjellë mundësi të reja për riprodhimin e bimëve, po ndihmon në zbulimin e terapive inovative ndaj kancerit dhe po ashtu mund të kthej në realitet ëndrrën për të shëruar sëmundjet gjenetikisht të transmetueshme. Kështu shkruan dekarata zyrtare e komitetit të Nobel-it.
Megjithatë ka pasur disa shqetësime në lidhje me tekonologjinë CRISPR, kryesisht etike, por nuk e kanë dëmtuar apo zbehur punën e jashtëzakonshme të shkencëtarëve. Charpentier, mikrobiologe franceze dhe Doudna, biokimiste amerikane, janë gratë e para që fitojnë së bashku një Çmim Nobel në Kimi dhe respektivisht gruaja e 6-të dhe e 7-të që fitojnë një çmim në këtë fushë të shkencës.
Charpentier tha sot, pasi mori vlerësimin më të madh që një shkencëtare mund të marrë, se shpreson që me anë të kësaj arritje të dërgojë një mesazh pozitiv për të gjitha vajzat e reja që duan të ndjekin rrugën e shkencës, dhe do t’i tregojë atyre që gratë në shkencë mund të kenë një impakt shumë të madh falë kërkimeve dhe punës që bëjnë.
/News31
Burimi: CNN