Për herë të parë një ankand hip hop-i, kurora e Notorious B.I.G do shitet për një çmim të pabesueshëm

Notorious B.I.G do të mbetet përgjithmonë mbreti i hip-hop, megjithatë kurora që ai mbajti veshur në foton e fundit para se të ndërronte jetë, do t’i kalojë dikujt tjetër. Kurora plastike që mban firmën e reperit, pjesë e foto sesionit “King of New York” (K.O.N.Y), së bashkue me disa copëza të tjera shumë të vlefshme të historisë së hip hop-it, do të shiten në ankandin e Sothby, i pari i këtij lloji.

Ankandi, i cili do të zhvillohet sot në New York, do të ketë foto, bizhureri, veshje dhe art, i gjthi i lidhur me kulturën hip hop. Këtu mund të përmendim xhaketën e Salt-N-Pepa në videoklipin e “Push it” një koleksion me 22 letra dashurie nga Tupac Shakur për të dashurën e tij në gjimnaz, një set muzikor klasik nga DJ Ross One etj.

My Dental

Kurora e Biggie, emri i vërtetë i të cilit ishte Christopher Wallace, është objekti më me vlerë i ankandit dhe sipas Sotheby mund të shitet lër 200 mijë dollarë deri më 300 mijë. Këto janë disa nga objektet e tjera të rëndësishme.

Përveç këtyre ankandi do ofrojë eksperienca unike hip hop-i, si leksione private në studio muzikore me legjenda të këtij zhanri si The God MC Rakim Allah.

Një pjesë e fitimeve do të dhurohen për disa organizata jo fitimprurëse që synojnë të nxjerrin nga varferia fëmijët në lagjet e varfra të New York.

/News31