Shoqërohet në polici Eni Çobani, zbulohet shkaku
Ditën e sotme është shoqëruar në Komisariatin e Gjirokastrës juristja e njohur Eni Çobani.
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me këtë ngjarje, dhe për arsyen e shoqërimit të Eni Çobanit në komisariat.
Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme, teksa juristja ka qënë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës.
Shkak është bërë debati i fortë verbal, që më pas degjeneroi edhe në përplasje fizike, në seancë gjyqësore që po zhvillohej sot, mes Eni Çobani, si avokate e shtetases Merushe Makri dhe ish nuses së djalit të saj, të resë, Rudina Islamaj.
Ka qenë një kushërirë e gruas së re, Islamaj, e cila ka denoncuar kërcënimin që i është bërë asaj nga Eni Çobani.
“Eni Cobani është shprehur se nga ‘une nuk do të shpëtosh kurrë deri sa unë të jem gjallë”- ka thënë ajo ne adrese te nuses.
Çobani eshte avokate e shtetases Merushe Makri, e cila në vitin 2016-të u përfshi në një konflikt me ish-nusen e djalit të saj, Rudina Islamaj, raporton gazetarja e Panorama.
Sherri mes tyre u bë publik edhe në rubrikën “Shihemi në gjyq” që drejton Çobani, ku vjehrra akuzoi nusen se e kishte rrahur dhe nxjerrë nga banesa./Panorama/