Si u bë grimierja shqiptare pjesë e projekteve të revistës "Forbes"?!
Ajo quhet Suzana Hallili dhe po korr një sukses të jashtëzakonshëm në industrinë e bukurisë së Shteteve të Bashkuara.
Suzana e cila është në majat e karrierës së saj ka punuar herë pas herë ku ka grimuar personazhe të famshme të huaja ashtu sikurse 50 Cent.
Gjithashtu ajo është punësuar disa herë nga revista prestigjose “Forbes” për të shfaqur talentin e saj në make-up. Së fundmi po kjo revistë e ka ripunësuar edhe një herë shqiptaren tonë dhe këtë herë për një projekt akoma më madhor.
Një grumbull miliarderësh nga e gjithë bota janë mbledhur për të pozuar për kopertinën e kësaj reviste dhe ajo e cila ka hyrë mes tyrë për t’i grimuar është pikërisht Suzana Hallili.
Grimierja e famshme e ka postuar këtë ngjarje edhe në profilin e saj të Instagramit ku shfaq koverin e këtij nurmi të ri të revistës. Ajo nuk harron të përmëndë faktin sesa me fat është ndjerë që u bë pjesë e këtij projekti.
[gallery size="full" gss="1" ids="|"]