15 mijë dollarë për një palë xhinse? E bën “vetëm” Rihanna!



Përveçse një artiste e kompletuar dhe një sipërmarrëse e suksesshme, Rihanna mund të quhet me plot gojën një ikonë mode. Bukuroshja 33 vjeçare ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me stilin e veçantë, por a e dini sa shpenzon ylli i “Umbrella” për veshjen e saj?


Rihanna është fotografuar në një dyqan të librave të “Amazon” në një qendër tregtare në Los Anxhelos, me një palë xhinse me vlerë marramendëse.

Xhinset Gucci me pellush e pendë në fund, janë nga koleksioni pranverë/verë 1999 i Tom Ford, dhe rishiten për 15 mijë dollarë.

Dhe ta mendoni që kjo nuk ishte shifra totale e veshjes së këngëtares atë ditë.

Ajo mbante në kokë një kapele me pellush të “Benny Andallo” me vlerë 3 mijë dollarë, një çantë Fendi 6,500 dollarë.Veshjen e kishte kompletuar me një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe sandale me rripa.